Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Timberlake kërkon falje publike në Twitter

Justin Timberlake kërkon falje publike në Twitter
June 27
15:18 2016

Menjëherë pasi sulmoi në Twitter fituesin e “Humanitarian Award”, Jesse Williams, Justin Timberlake është detyruar të kërkojë falje publikisht.

“E kam keqkuptuar të gjithën”, – shkruan Timberlake. “Unë u përgjigja thjesht për një twitter specifik dhe nuk doja ta përgjithësoja. Gjithsesi, nuk duhet të përgjigjesha në atë mënyrë..”

“I kërkoj ndjesë të gjithë atyre që menduan se unë nuk isha mirë. Nuk kam asgjë përveçse dashuri për ju dhe për ne”, – e ka mbyllur kështu postin e tij Timberlake.

Menjëherë pasi Jesse kishte mbaruar fjalimin e tij, Timberlake filloi të shkruante në Twitter se si fjalimi i aktorit nxiste urrejtje, por më pas e kuptoi se gabimi qëndronte tek ai e jo te aktori.

Etiketimet
Shperndaje