Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Timberlake ironizon Kim Kardashian: A e dini sa paguhet për të bërë video në Snapchat?

Justin Timberlake ironizon Kim Kardashian: A e dini sa paguhet për të bërë video në Snapchat?
October 05
12:09 2016

Grabitja ndaj Kim Kardashian prej disa ditësh ka qenë ndër lajmet kryesore. Jashtë kësaj situate nuk kanë ndenjur as personazhet publike. Justin Timberlake ka bërë një shaka rreth yllit të “reality show” disa orë pasi Kim ishte grabitur nga disa persona të armatosur dhe të maskuar si policë.  Ditën e hënë, Timberlake ka qenë duke performuar në Londër. Një fans e ka pyetur nëse mund të bënin një video bashkë në Snapchat. Sipas portalit “The Sun”, Justin ka kthyer një përgjigje qesharake.

“Nuk mund ta përdor Snapchat-in sepse unë jam një i rritur. A e dini se Kim Kardashian  paguhet rreth 10 milionë paundë për të bërë video? Më vjen keq!”- është shprehur këngëtari.

“Nuk di se si bëhet, jam një dinozaur”,- ka përfunduar Justin.

Policia e kryeqytetit francez e ka quajtur grabitjen ndaj Kardashian si të rrallë dhe tronditëse dhe është shprehur se hajdutët e kanë etiketuar Kardashian pikërisht për pasuritë e saj dhe aksesorët e shtrenjtë të cilët ajo i poston në rrjete sociale.

Koncerti në të cilin Justin po performonte ishte një rikthim pas dy vitesh në Mbretërinë e Bashkuar. Kohët e fundit, Timberlake ka qenë duke u marrë me një fushatë promovuese në Londër dhe gjithashtu me disa filma të animuar./Blitz.al/

Shperndaje