Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Timberlake ia dedikon Princit filmin e tij koncertor

Justin Timberlake ia dedikon Princit filmin e tij koncertor
October 10
13:32 2016

Justin Timberlake  ia ka dedikuar muzikantit Prince filmin e tij koncertor  Justin Timberlake + Kids Tennessee.

“Unë dhe çdo këngëtar i brezit tim dhe atyre që do të vijnë padyshim që infuencohemi nga muzika e tij.  E ndiej diçka të drejtë që këtë film t’ia dedikoj atij”,- është shprehur këngëtari.  Regjisori Jonathan Demme  ka rënë dakord me fjalët e Timberlake, duke u shprehur se ky film është i bekuar nga ky emër.

Filmi Justin Timberlake + Tennessee Kids transmetoi premierën muajin e kaluar  në Toronto International Film Festival.

Ndërkohë muajin e ardhshëm do të dalë filmi i animuar “Trolls”, pjesë e të cilit janë shumë emra të tjerë, si Anna Kendrick, Gwen Stefani, James Corden, Zooey Deschanel, Jeffrey Tambor, Christopher Mintz, Plasse e shumë të tjerë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje