Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Timberlake i rikthehet kinematografisë

Justin Timberlake i rikthehet kinematografisë
July 08
11:58 2016

Sipas një raporti, Justin Timberake është duke bashkëpunuar me regjisorin Woody Allen për të qenë pjesë e kastit të një filmi. Kjo është hera e parë që Timberlake bashkëpunon me regjisorin. Filmi është në fillimet e tij dhe ende nuk e ka një titull. Ai është shkruar nga vetë Allen dhe do të trajtojë një histori të viteve ’50 në New York.

Kujtojmë se pak javë më parë, Woody Allen është përmendur shpesh në media si pasojë e akuzave të fëmijëve të tij. I biri, Ronan Farrow, e ka akuzuar Allen se ka abuzuar me motrën e tij, Dylan, kur ajo ka qenë e vogël. Ai madje iu kundërvu aktorëve që zgjidhnin të punonin me të.

Pavarësisht akuzave, të cilat Allen i ka mohuar, shumë të famshëm kanë vijuar bashkëpunimin me regjisorin e njohur, si për shembull aktorja Blake Livelly, si dhe Miley Cyrus, e cila do të punojë me Allen për filmin “Amazon”. Për sa i përket projektit të ri, mësohet se kastit të aktorëve, përveç Justin, i është bashkuar edhe Kate Winslet.

Shperndaje