Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Timberlake, dhe pjesëtarët e * NSYNC kujtojnë Lou Pearlman

Justin Timberlake, dhe pjesëtarët e * NSYNC kujtojnë Lou Pearlman
August 22
10:38 2016

Justin Timberlake i ka dedikuar një status në Twitter Lou Pearlman, menaxherit dhe formuesit të * NSYNC dhe Backstreet Boys  i cili u nda nga jeta ditën e premte në moshën 62-vjeçare. “Shpresoj të ketë gjetur paqen. Zoti e bekoftë”- ka shkruar ai.

Pearlman formoi  * NSYNC në vitin 1995  dhe banda dha debutimin e parë tri vite më vonë.

Anëtarët e * NSYNC Chris Kirkpatrick dhe Lance Bass gjithashtu i kanë dedikuar një status kujtimit të tij.

“Emocione të përziera në këto momente por prehu në paqe Lou Pearlman,” shkroi Kirkpatrick.

“Çështja është se #LouPearlman ka vdekur”-ka thënë Bass.”Ai mund të mos ketë qenë një biznesmen i përkryer por unë nuk do të bëja këtë që bëj sot pa infulencën e tij.” /Blitz.al/

Komento
Shperndaje