Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Timberlake dhe Britney Spears në një bashkëpunim?

Justin Timberlake dhe Britney Spears në një bashkëpunim?
September 14
12:27 2016

Britney Spears ka thënë se e ka pasur ëndërr të bëjë një bashkëpunim me ish-të dashurin e saj, Justin Timberlake.

Këngëtari është befasuar pasi e ka dëgjuar këtë. Kur gazetarët e kanë pyetur, ai është kapur në befasi dhe është përgjigjur: “Britney e ka thënë këtë? Sigurisht! Absolutisht! Një bashkëpunim? Pse jo?” Mesa duket, Justin e ka harruar kur Britney nuk e telefonoi më kurrë dhe ai i kushtoi këngën “Cry me a river”. Një këngë që i lëndoi të gjithë. Justin ka thënë se Britney mund ta telefonojë kur të dojë.

Një bashkëpunim do të ishte një surprizë e këndshme për të gjithë fansat e tyre./Blitz.al/

Shperndaje