Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber: “Zëri i tij më bën të lumtur”

October 06
17:17 2016

justin-and-shawn

 

I keni parasysh ato momentet kur dëgjoni një këngë të bukur dhe ju pëlqen aq shumë sa doni ta dëgjoni gjithë ditën? Përgjigjja e Justin Bieber është: “Po!”.

Këngëtari kanadez ka postuar në Twitter një status ku komplimenton kolegun e tij, Shawn Mendes, për zërin dhe albumin e ri, “Illuminate”.

“Zëri i Shawn Mendes më bën të lumtur”, – shkruan Bieber në Twitter duke na lënë të kuptojmë se dy kanadezët janë miq të mirë me njëri-tjetrin (vetëm miq!). “Një dhuratë e vërtetë të kesh aftësinë të emocionosh njerëzit me anë të këngëve. Shumë krenar për ty vëlla! Album i paparë!”

Pas kësaj, Bieber u ka kërkuar të gjithë fansave dhe ndjekësve të tij të blejnë “Illuminate” të Shawn. /Blitz.al/

Shperndaje