Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber vlerësohet me 8 “Guinness World Records”

Justin Bieber vlerësohet me 8 “Guinness World Records”
August 30
16:12 2016

Justin Bieber u rikthye fuqishëm në tregun muzikor me albumin “Purpose” duke u renditur për disa javë në vendet e para të klasifikimeve amerikane e britanike.

Përpos çmimeve që ai ka çuar në shtëpi me këtë album, Justin tashmë do të marrë  edhe 8 “Guinness World Record” për shkak të performancës mjaft të mirë nga projekti i fundit muzikor.

Konkretisht, “What Do U Mean?” është luajtur plot 30,723,708 herë në Spotify, kurse “Purpose”, që u pozicionua në vendin e parë të Billboard Hot 100, është luajtur 205 milionë herë në të gjithë botën në vetëm 1 javë. Bieber gjithashtu vendosi një rekord të ri duke pasur 17 këngë në listën e BBH 100.

Gjithashtu, ai numëron 85,235,563 ndjekës në Twitter duke mbajtur titullin e mashkullit më të ndjekur dhe 10,5 miliardë luajtje në Youtube duke thyer rekordin për kanalin muzikor më të luajtur në platformë.

Të gjitha këto kanë bërë që “Guinness World Record” ta vlerësojë me një total prej 8 rekordesh, duke u bërë pjesë e artistëve me disa rekorde botërore në histori. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje