Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber si Bledi Mane!

Justin Bieber si Bledi Mane!
May 28
11:47 2016

Fama është e rrezikshme! Shembujt e Britney Spears, Lindsey Lohan apo shumë të tjerë personazheve VIP na kanë treguar se të qenit në qendër të vëmendjes në të tilla përmasa jo vetëm të jep shumë, por edhe të rrëmben pak nga vetja.

Mesa duket e njëjta gjë po ndodh edhe me këngëtarin Justin Bieber, i cili së fundmi ka shfaqur shenja që i kanë habitur ndjekësit e tij.

Në një foto të postuar në profilin e tij në Instagram, Justin shfaqet thuajse i zhveshur, ndërkohë që me njërën dorë prek organin e tij gjenital, duke na kujtuar një foto të pak javëve më parë të gazetarit shqiptar Bledi Mane, me anë të së cilës u përgjigjej të gjithë atyre që e sulmonin.

“My Calvins” shkruan ai poshtë fotos, me siguri për të treguar të brendshmet e tij “Calvin Klein”, moda e fundit e personazheve më të famshëm të showbiz-it tashmë.

Por ç’ka dashur ai të tregojë me “shtrëngimin”? Të ketë dhimbje vallë?

#mycalvins

A photo posted by Justin Bieber (@justinbieber) on

Komento