Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber shfaqet i shkatërruar pas shtrimit në spitalin psikiatrik të Selena Gomez

Justin Bieber shfaqet i shkatërruar pas shtrimit në spitalin psikiatrik të Selena Gomez
October 12
12:26 2018

Telenovela “Selena-Justin” vazhdon…

Nëse kishit menduar se gjithçka përfundoi me martesën e Bieber, e kishit gabim.

Sapo në media u publikua lajmi se Selena Gomez është shtruar në spital psikiatrik, Justin Bieber është shfaqur i shkatërruar. Të mërkurën në mbrëmje, këngëtari 24-vjeçar është parë në Kishën e Los Angeles vetëm, jo në shoqërinë e partneres së tij, Hailey Baldwin.

I veshur me një triko sportive rozë dhe me flokë të hedhur mbi fytyrë, Bieber është parë i pikëlluar teksa dilte nga kisha. Ai ngushëllohëj nga shokët e tij, ndërkohë që vendoste kokën në shpatullat e tyre.

Sipas burimeve te TMZ-së, shtrimet në spital të Selenës erdhën si pasojë e dëshpërimit, pasi analizat tregonin numrin e ulët të rruazave të bardha të gjakut, pas transplantit të veshkave.

Justin dhe Selena kanë pasur një marrëdhënie me ndarje e pajtime, derisa u ndanë përfundimisht pranverën e vitit 2018, e vetëm pak muaj më vonë, Bieber u lidh dhe më pas u martua me modelen Haily Baldwin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje