Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber sërish pjesë e një sherri, godet me grusht një person në mbrëmjen e Coachella-s…

Justin Bieber sërish pjesë e një sherri, godet me grusht një person në mbrëmjen e Coachella-s…
April 16
11:21 2018

Festë… dhe dhunë!

Me këto fjalë mund të përshkruhet mbrëmja e Justin Bieber në “afterparty”-n e “Coachella”-s.

Këngëtari është përleshur me një person të panjohur, pasi ai kishte kapur nga fyti një vajzë.

Ky incident ndodhi në festën e organizuar nga Patrick Schwarzenneger.

Fillimisht, Justin dhe miqtë e tij tentuan të bisedonin me këtë person por pasi panë që ai nuk e lështonte vajzën, Justin e ka goditur për ta shpëtuar.

Burime për “TMZ” kanë thënë se burri ishte i droguar dhe vajza ka qenë ish e dashura e tij. Pasi është larguar nga vendi i ngjarjes, është arrestuar. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje