Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber sërish nudo

Justin Bieber sërish nudo
August 05
18:21 2016

...

Temperaturat e larta të kësaj vere i kanë zhveshur pothuajse të gjithë meshkujt e famshëm të Hollivudit.

Pas Orlando Bloom, këtë herë është Justin Bieber ai që ka dalë nudo teksa pushon përkrah asaj që mund të jetë e dashura e tij e radhës, Sahara Ray, modele australiane.

Totalisht i zhveshur, i mbuluar vetëm nga tatuazhet e tij, Justin është fotografuar brenda një pishine dhe duket mëse i lumtur.

Duke ditur që Justin është fotografuar nudo edhe herë të tjera, kjo zhveshje mund të jetë një “do të ta tregoj unë Orlando Bloom” për aktorin e “Piratët e Karaibeve”, pasi dy ditë më parë ishte Bloom ai që tregoi hiret e tij. Shpresojmë që Bieber të postojë ndonjë foto në rrjetet sociale, pasi fotoja e fundit nudo e tij, ku shfaqej në një jaht, u bë “fotoja e vitit”.

Tani po vrasim mendjen: “Kë do të zërë vapa tjetër?”

Komento
Shperndaje