Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber, probleme me fansat: Ata nuk më respektojnë…

Justin Bieber, probleme me fansat: Ata nuk më respektojnë…
October 24
09:50 2016

Të dielën në mbrëmje, Justin Bieber ka shkaktuar zemërim në publik gjatë një koncerti të tij.  Ylli 22-vjeçar ishte duke folur me fansat e tij në Manchester Arena, kur disa prej tyre filluan të fishkëllejnë, duke i kërkuar që të vazhdojë shfaqjen dhe të performojë. Një reagim i tillë e ka bërë këngëtarin që të hedhë mikrofonin dhe të largohet nga skena  pasi turma kishte refuzuar ta dëgjonte. Pas disa minutash, Bieber është rikthyer në skenë dhe ka thënë:

“Manc nuk mund të më dëgjojë teksa flas, kështu që unë nuk do të flas”.

Më vonë, në fund të performancës, përpara se të linte skenën, Justin shpjegoi për të gjithë fansat që po e ndiqnin “live” arsyen se pse ishte zemëruar aq sa për të lënë skenën.

“Arsyeja pse unë u mërzita më parë ishte sepse udhëtova nëpër të gjithë botën për të ardhur këtu dhe po ua dedikoj gjithë jetën time njerëzve, për të performuar dhe për të sjellë buzëqeshje tek ata. Ndjeva se njerëzit nuk po më jepnin respektin e ndërsjellë  dhe kjo dhemb paksa. Megjithatë, të gjithë këtë po e mbyll me një performancë të fundit”,- është shprehur këngëtari.

Të shumtë kanë qenë fansat të cilët janë shokuar nga kjo deklaratë e Bieber . Disa prej tyre e mbështesnin e disa të tjerë shpreheshin se turma nuk bëri asnjë gabim, thjesht dëshironte të dëgjonte muzikën e tij. E njëjta situatë ka ndodhur edhe disa ditë më parë, kur Bieber  u kërkoi fansave gjatë një koncerti që të heshtnin kur ai këndonte balada./Blitz.al/

Komento
Shperndaje