Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber përpara gjykatës. “Sorry”, këngë e vjedhur

May 27
18:16 2016

Pas Kayne West, është Justin Bieber ai që është hedhur në gjyq për shkak të muzikës.

Artistja “indie” Casey Dienel ka ngritur një padi kundrejt Bieber dhe Skrillex pasi pretendon se kënga e këtyre të fundit, “Sorry”, është një kopje e “Ring the bell”, e publikuar në vitin 2014 nga Dienel.

“Ashtu siç edhe ju që ndiqni karrierën dhe punën time e keni vënë re, Justin Bieber ka kopjuar pjesë të caktuara të këngës sime, madje e ka përdorur atë si bazë për këngën e tij.

Producentët dhe përfaqësuesit e Bieber nuk morën as leje dhe as licencë për të përdorur këngën time si material, prandaj unë kam ngritur një padi kundrejt Bieber dhe Skrillex, duke qenë se ky i fundit ishte një nga producentët e “Sorry””, – ka shkruar Casey në Facebook.

Ndërkohë, asnjë nga skuadra e Justin-it, madje as Skrillex, nuk është shprehur kundrejt akuzave të artistes duke lënë vend për të dyshuar.

Komento