Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber ofendon fansin në skenë: “Nuk dua asgjë prej teje”

Justin Bieber ofendon fansin në skenë: “Nuk dua asgjë prej teje”
July 18
13:24 2016

Edhe mbretit i pëlqejnë dhuratat, – thotë populli, – por Justin Bieber-it jo.

Pak javë pasi u filmua duke hedhur dhuratën e një fansi nga dritarja e makinës, Bieber është ngjitur në skenë në Atlantic City, New Jersey, për të bërë një tjetër fans për ujë të ftohtë.

Një nga adhuruesit e këngëtarit i ka hedhur një kapele në skenë, si dhuratë, por kjo nuk është pritur mirë nga 22-vjeçari.

“Çfarëdolloj gjëje që përpiqesh të më hedhësh në skenë, qoftë kjo edhe kapela jote, nuk e dua atë dreq gjëje!”.

Pas disa sekondash heshtje, Bieber nuk ka ngurruar të thotë “Sorry”: “Më falni, isha shumë i ashpër dhe i lig!”

Ky është vazhdim i kalvarit të problemeve që Bieber ka pasur me fansat e tij. Disa muaj më parë ai anuloi të gjitha takimet me adhuruesit e tij pasi ata e bënin të ndihej jo mirë.

Shperndaje