Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber lë karrierën mënjëanë, mendon vetëm për dasmën në horizont

Justin Bieber lë karrierën mënjëanë, mendon vetëm për dasmën në horizont
August 06
16:08 2018

Mesa duket Justin Bieber është duke i rradhitur gjërat ashtu si duhet, duke lënë të kuptohet që dasma me Haily Baldwin është plani i vetëm që ka për të ardhmen.

Të dielën teksa ishte në qytetin e New York-ut me të fejuarën e tij,  këngëtari u pyet nga paparazët çfarë planesh muzikore kishte për të ardhmen pas lançimit të projektit të tij më të fundit me Dj Khaled të quajtur “No Brainer”. Ai nuk hezitoi shumë për një përgjigje dhe tha se “Martesa është gjëja e parë në axhendën time”.

Jo vetëm që kjo ishte hera e parë që Bieber e pranon para kameras se Haily do të jetë nusja e tij e ardhshme, por tregon dhe se kanadezi ka lënë çdo gjë tjetër mënjanë e mendon vetëm për planet me të. Madje dhe futja në chartet muzikore duket se nuk është aq e rëndësishme sa martesa.

Historia tashmë dihet, Justin i propozoi Hailey pak kohë më parë në Bahamas, sigurisht ajo tha po dhe që atëherë duket se nuk e heq nga gishti i saj unazën e fejesën që mendohet të vlejë rreth $500,000…

Çifti kanë qenë të pandashëm dhe duket se janë mjaft të lumtur me njëri tjetrin, tashmë na mbetet vetëm të zbulojmë detajet e martesës së tyre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje