Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber kërkon falje për incidentin në koncert, por pendohet pas disa minutash…

Justin Bieber kërkon falje për incidentin në koncert, por pendohet pas disa minutash…
October 31
11:15 2016

Justin Bieber ka kërkuar falje për ndërhyrjen që bëri gjatë koncertit në Manchester, ku u kërkonte fansave ta ndiqnin teksa fliste.

Ndoshta Bieber ka menduar se ishte shumë vonë dhe e ka fshirë “faljen e tij” brenda pak minutash. Gjatë koncertit në Manchester për turneun e tij “Purpose” pati një incident me fansat, të cilët nuk ndalonin së bërtituri dhe të dëgjonin këngëtarin teksa përpiqej të mbante një fjalim, gjë që e nervozoi së tepërmi Bieber.

Në postimin e gjatë shkruhej: “Ndodh që unë të them diçka të gabuar, sepse jam njeri dhe njerëzit gabojnë. Nuk pretendoj të jem perfekt. Ka raste kur mërzitem apo kur inatosem, por gjithnjë do të jem vetvetja në skenë. Për të gjithë ata që thonë se unë u bërtita fansave kjo nuk ishte gjithçka që unë bëra. Ajo që unë doja ishte që ata të më dëgjonin. Megjithatë shumë njerëz do të refuzojnë të më dëgjojnë dhe ndonjëherë është puna ime që të mendoj se nuk duhet t’i imponoj fansat e mi të më ndjekin në atë që them. Unë thjesht i vlerësoj fansat e mi dhe janë të mahnitshëm.

Pak minuta më vonë postimi u fshi nga rrjetet sociale të këngëtarit./Blitz.al/

justinnnn

Komento
Shperndaje