Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Justin Bieber? Jo!” Ja cila është bukuroshja që refuzon këngëtarin

“Justin Bieber? Jo!” Ja cila është bukuroshja që refuzon këngëtarin
May 07
13:45 2016

Pavarësisht raportimeve se Justin Bieber dhe Selena Gomez janë parë të ritakohen në Los Anxheles, duket se këngëtarja nuk e ka në plan nisjen e një marrëdhënieje.

Përpjekjet e Bieber për ta impresionuar atë thjesht nuk kanë marrë ndonjë reagim.

Sipas asaj që një person i afërt thotë për HollywoodLife.com, këngëtari ka në plan të bëjë diçka speciale për mbrëmjen e nisjes së turit të Selenës, si për shembull t’i dërgojë lulet e saj të preferuara apo të krijojë ndonjë situatë komike.

“Ai dëshiron që t’i tregojë asaj se, edhe pse nuk është prezent fizikisht, është shpirtërisht”, – shprehet personi që mbetet anonim.

Nga ana tjetër, e pyetur nga Entertainment Weekly, Gomez tha se nuk ka ndërmend ta këndojë “The heart wants it wants”, e inspiruar nga ish-i dashuri i saj.

“Ka gjëra që nuk mund t’i bëj. Nuk dua ta performoj atë në turin tim. Është njësoj sikur të kthehesh në një vend i cili nuk ishte më i miri i mundshmi”.

Si mund të jetë ndier Justin Bieber nga këto fjalë?

Etiketimet
Shperndaje