Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber i thotë lamtumirë Instagram-it

Justin Bieber i thotë lamtumirë Instagram-it
August 16
14:07 2016

 

 

Dy ditë më parë, Justin Bieber paralajmëroi fansat e tij se do ta bënte Instagram-in privat. Epo, ai e mbajti fjalën.

Justin ka mbyllur ditën e sotme profilin e tij në Instagram, duke i lënë të gjithë fansat të shokuar.

Këto ditë, Bieber po kalon një kohë të vështirë në lidhje me të gjithë admiruesit e tij, pasi këta të fundit janë kundër lidhjes së tij me Sofia Richie-n. Madje, ai shkroi edhe një status: “Do ta bëj Instagram-in privat nëse nuk ndalni urrejtjen tuaj. Nëse do të ishit me të vërtetë fansat e mi, nuk do të ishit  kaq të këqij me ne”. Kjo nxiti edhe Selena Gomez të komentonte te profili i këngëtarit duke nisur kështu një “luftë” virtuale mes ish-partnerëve.

Në Twitter, Facebook dhe Instagram, të gjithë fansat e tij janë tepër të zhgënjyer nga idhulli i tyre, por tashmë ata janë mësuar me të. Ai, disa muaj më parë, hoqi dorë nga takimet me fansat, madje thirri edhe policinë pasi njëra nga fanset i ishte afruar shtëpisë së tij.

Shperndaje