Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber “i shpall luftë” Kim Kardashian

March 28
10:13 2016

Justin Bieber i është rikthyer avazit të fotove që “thyejnë” internetin, duke konkurruar edhe miken e tij Kim Kardashian.

Për çfarë mund të konkurrohet Kim përveç të pasmeve? Epo, këtë ka bërë Justin, duke postuar në profilin e tij në Instagram një foto ku shfaqet buzë liqenit, por pa rroba. Nuk ka veshur asgjë dhe për të është thjesht qejf. Foton e ka shoqëruar edhe me përshkrimin “Çfarë b*the, meqë ra fjala!”

Nuk është hera e parë që Justin publikon foto tërësisht nudo në Instagram. Para disa muajsh ai pati postuar një foto ku shfaqte asetet e tij të pasme në një jaht, foto që u kthye në një nga meme-t më qesharake të vitit, por që u fshi nga këngëtari.

Duke parë që Justin-it i pëlqejnë këto lloj pozash, mund ta imagjinojmë lehtësisht se ç’mund të ketë celulari i tij.

 

Justin Bieber ‘i shpall luftë’ Kim Kardashian