Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber: “Gëzohem që të takova, por m’u desh të thërrisja policinë”

Justin Bieber: “Gëzohem që të takova, por m’u desh të thërrisja policinë”
August 02
16:49 2016

Një vajzë që sapo kishte mbushur 18 vjet priti për 12 orë jashtë shtëpisë së Justin Bieber-it vetëm që të bënte një foto me këngëtarin 22-vjeçar.

TMZ tregon se rojet e sigurisë së Bieber kanë lajmëruar policinë e Burkbank ditën e premte, pasi një vajzë po qëndronte me orë të tëra para rezidencës thjesht për të shkrepur një foto me idhullin e saj.

Oficerët folën me vajzën, por për shkak se ajo ishte në pronë publike nuk mundën të bënin asgjë. Kur Bieber doli nga shtëpia, policia e ka dërguar pranë vajzës për ta takuar duke i bërë kështu ëndrrën realitet.

Foto nuk bëri, por ama Bieber-in e takoi dhe ajo shpëtoi pa u arrestuar.

Shperndaje