Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber fton 6 femra në dhomën e tij të hotelit: Duhet të jeni këtu për një orë

Justin Bieber fton 6 femra në dhomën e tij të hotelit: Duhet të jeni këtu për një orë
November 16
13:58 2016

Justin Bieber aktualisht  është duke zhvilluar turneun e tij “Purpose”, por duket se këtë të shtunë ai ka zgjedhur të argëtohet edhe vetë.  Këngëtari kanadez 22-vjeçar ka ftuar 6 vajza  në suitën e tij të hotelit. Mediat e huaja shkruajnë se Bieber ka bërë një kërkesë të pazakontë pas një koncerti në Republikën Çeke në Pragë, duke kërkuar shoqërinë e femrave përmes rrjeteve sociale. Kërkesa është postuar në Facebook nga një agjenci femrash dhe 22-vjeçari ka kërkuar që në suitën e tij të shkonin 8 vajza për të festuar me të.

“8 vajza të bukura për një darkë dhe festë me Justin Bieber në Pragë. Nuk do të paguhen. Nëse jeni të interesuara më lini një mesazh sa më shpejt. Vajzat që do të përzgjidhen do t’i informoj për vendin dhe orën e darkës. Duhet të jeni këtu për një orë, të sjellshme dhe të dini anglisht!”- shkruhet në njoftim.

Për shkak të natyrës së shkrimit dhe njoftimit se duhej të paraqiteshin për një orë vetëm 6 vajza janë përgjigjur.

2 nga vajzat që e kanë shoqëruar Bieber-in në mbrëmje kanë treguar se ai kishte nevojë thjesht për shoqëri. Sakaq ato janë shprehur që prej asaj nate shumë persona të panjohur u kanë dërguar kërkesa miqësie në Facebook dhe ato kanë bërë të qartë se nuk bëjnë seks për para. Mediat çeke kanë shkruan se Bieber ka fjetur të paktën me njërën prej tyre, edhe pse asnjëra nuk e ka pranuar këtë, duke thënë se kanë premtuar të mos tregojnë asgjë rreth asaj nate./Blitz.al/

a3 a2 a1

Komento
Shperndaje