Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber fotografohet në shtëpinë e Selena Gomez por…

Justin Bieber fotografohet në shtëpinë e Selena Gomez por…
October 25
16:39 2017

Ata kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të Hollywood dhe fansat i kishin humbur shpresat se një ditë mund t’i shihnin sërish bashkë. Por siç thotë një shprehje: Kurrë mos thuaj kurrë! Justin Bieber dhe Selena Gomez janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Këngëtari është fotografuar duke hyrë në shtëpinë e Gomez në Los Angeles 10 minuta pas saj. TMZ i ka fotografuar dy këngëtarët ditën e hënë dhe thuhet se kohët e fundit janë parë shpeshherë bashkë në shoqëri të përbashkët.

“Nuk ka patur asgjë romantike mes tyre, Selena vazhdon të jetë me “The Weeknd”,- është shprehur një burim. Mendohet se arsyeja e rikontaktiti të tyre ka qenë shëndeti i Selenës e cila i është nënshtruar një transplanti në veshkë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje