Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber dhe Selena Gomez kapen mat, “pëllumbat e dashuruar” arratisen së bashku

Justin Bieber dhe Selena Gomez kapen mat, “pëllumbat e dashuruar” arratisen së bashku
December 18
12:28 2017

Pak kohë më parë në media ka dalë lajmi se Justin Bieber dhe Selena Gomez janë rikthyer sërish bashkë. Ata nuk e kanë pranuar vet këtë gjë dhe janë përpjekur që të mbajnë larg vëmendjes së medias lidhjen e tyre. Çifti nuk ka preferuar që të shfaqet në publik, madje në evente të ndryshme kanë qenë vetëm.

Pavarësisht kësaj, çifti nuk ka mundur t’u shpëtojë paparacëve. Selena dhe Justin janë fotografuar teksa kanë qenë duke hipur në avionin e tyre privat për të udhëtuar drejt Seattle-it.

Në këtë prag festash duket se çifti ka vendosur të kalojë disa ditë vetëm nën shoqërinë e njëri-tjetrit./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje