Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber dhe Selena Gomez i shpallin “luftë” njëri-tjetrit

August 15
09:54 2016

Justin Bieber ka postuar një foto me të dashurën e tij Sofia Richie në Instagram, por komentet e fansave e kanë irrituar atë. Për këtë arsye ai poston një foto tjetër me Sofian dhe shkruan: “Unë do ta bëj Instagram-in privat në qoftë se vazhdoni të ofendoni, fansat nuk duhet ta bëjnë këtë”.

Ish-e dashura e Justin, Selena Gomez, ka reaguar menjëherë pasi ka parë këtë postim. Ajo ka komentuar te foto e Justin: “Në qoftë se  nuk do që të të urrejnë apo shajnë nuk duhet të postosh foto me të dashurën.  Fotot mbaji për vete, mos u acaro me fansat. Ata të duan ty”.

Bieber i është përgjigjur menjëherë nëpërmjet një tjetër komenti, ku i ka thënë: “Është qesharake kur shikon njerëzit që përpiqen të tërheqin vëmendje”.

Lufta mes dy ish-të dashurve sapo ka plasur! Selena  nuk ka bërë koment tjetër në foton e Justin me Sofian, por ka postuar në Instagram-in e saj një foto me fansat për t’i treguar botës dhe Justin se si ajo i trajton ata. Ngelet për t’u parë në qoftë se Bieber do të kundërpërgjigjet apo do ta lërë me kaq./Blitz.al/

 

My whole life. You matter most. Thank you letting me do what I love every day.

A photo posted by Selena Gomez (@selenagomez) on

Komento
Etiketimet
Shperndaje