Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber dhe Diplo, gati për të na “ftohur” në mes të verës

Justin Bieber dhe Diplo, gati për të na “ftohur” në mes të verës
July 02
09:24 2016

Jeni gati për një tjetër bashkëpunim të Justin Bieber dhe Diplo?

Bëni mirë të jeni, pasi këngëtari 22 vjeçar ka lajmëruar në Facebook se brenda muajit Gusht do të sjellë bashkëpunimin më të ri me DJ e famshëm amerikan.

“Unë dhe Diplo kemi gati këngën e re të quajtur ‘Cold Water’ për ta publikuar muajin e ardhshëm.”.

As Justin e as Diplo nuk kanë publikuar ndonjë sekuencë nga kënga apo nga videoja e ardhshme, por mund të themi se do të jetë – ashtu siç e përshkruan edhe Justin – zjarr.

Nuk është hera e parë që Bieber dhe Diplo kanë bashkuar forcat për të na sjellë ndonjë produkt muzikor, pasi hiti i vitit të kaluar, “Where Are U Now”, mban vulën e këtyre të dyve.

Deri atëherë shpresojmë që Justin të mos thyejë ndonjë këmbë apo dorë…

 

 

Etiketimet
Shperndaje