Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Juliana Pasha: Shkon në punë, hap derën dhe çfarë të shohësh!

Juliana Pasha: Shkon në punë, hap derën dhe çfarë të shohësh!
May 21
14:53 2016

Ditëlindjet janë gjithmonë një ditë në vit kur patjetër duhet të jesh i gëzuar. Juliana Pasha dje  festoi ditëlindjen dhe, siç ndodh në të tilla raste, surprizat nuk kanë munguar edhe për të. Dy koleget e saj tashmë prej vitesh, Kejsi Tola dhe Olta Boka, ia kanë zbukuruar ditën. Këngëtaret kishin përgatitur një festë të vogël në ambientin e punës, ku të tria këndojnë çdo fundjavë.

Në një postim në Instagram, Juliana ka ndarë me ndjekësit dhuratat dhe momentet e surprizës: “Shkon në punë, hap derën dhe çfarë të shohësh! Faleminderit Kejsi dhe Olta për këtë dhuratë kaq të veçantë!”. Pak orë më vonë u njohëm edhe me tortën mbi të cilën ishin shkruar fjalët e një kënge të famshme të Tina Turner, “Simple the best”: “Si nuk u rrita njëherë! Më ka ngelur ora 20 vjeç falë jush goca”,- ka shkruar Juliana bashkangjitur postit.

.

...

...
Picture 1 of 2

Komento
Shperndaje