Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Juliana Pasha: Nëse Zoti do të më bekonte me një fëmijë do të hiqja dorë nga muzika

Juliana Pasha: Nëse Zoti do të më bekonte me një fëmijë do të hiqja dorë nga muzika
November 08
19:20 2016

Juliana Pasha është konsideruar si një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare. E ftuar në programin “Pasdite në Top Channel”, Juliana Pasha ka folur rreth karrierës së saj artistike, por edhe për jetën e saj private.

“Nëse Zoti do të kishte në plan të na bekonte me një fëmijë mua dhe Altinin, patjetër që do të hiqja dorë përkohësisht nga muzika. Familja për mua është primare”, – ka thënë Pasha.

Juliana Pasha ka treguar gjithashtu se shumë shpejt do të sjellë edhe një projekt të ri muzikor. “Është një këngë që ka një mesazh shumë të fortë dhe që do të mirëpritet nga publiku”,- ka thënë këngëtarja duke shtuar se këngën e re do të kemi mundësi ta dëgjojmë gjatë këtij muaji./ Blitz.al

Komento
Shperndaje