Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Julian Deda: “Turp që dy çuna puthen në buzë për të fituar audiencë!”

Julian Deda: “Turp që dy çuna puthen në buzë për të fituar audiencë!”
September 06
12:49 2016

 

Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Fiks Fare” ka nisur sezonin e ri televiziv me dy moderatorët e rinj, Devis Muka dhe Dorian Ramalliu. Të shumtë kanë qenë ata që i kanë përgëzuar, por edhe disa të tjerë që i kanë kritikuar. Vëmendjen kryesore gjatë emisionit e ka marrë një puthje që dy moderatorët kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në buzë. Një nga personazhet publike që ka reaguar pas përfundimit të puntatës së të hënës ka qenë Julian Deda.

Aktori i “Apartamentit 2XL” është shprehur në faqen e tij të Facebook-ut se dy çuna që puthen në buzë për vëmendje mund të quhen të përdorur deri në fyerje.

“Dy çuna që puthen në buzë vetëm për t’u bërë të famshëm, vetëm për të fituar pak audiencë për një emision televiziv, mund t’i quash ose të përdorur deri në fyerje ose mediatikisht të mjerë. Nuk fitohet popullariteti duke i futur llapën shokut, më besoni për këtë. Ai fitohet me seriozitet dhe mbi të gjitha me shumë, shumë djersë të derdhur në punë”,- shkruan Juli në Facebook.

Juli njihet tashmë si një personazh që reagon shpesh në rrjete sociale rreth çështjeve apo tematikave që lidhen me komunitetin LGBT. Ai  nuk është mjaftuar me kaq, duke u kërkuar dy çunave, ish-aktorë të “Pa limit”, të jenë vetvetja pasi publiku i do më shumë nëse u dalin përballë me personalitet dhe pa hile.
“Ju lutem shumë, o çuna, mos lejoni askënd, as drejtorët, as pronarët që t’ju përdorin në këtë mënyrë! Është gjynah që njerëzit që kanë lekun të mendojnë për aktorët se janë ca budallenj, me të cilët mund të bësh gjithçka vetëm për pak audiencë. Mos ia lejoni vetes një gjë të tillë, nuk është nevoja. Publiku ju do më shumë nëse i dilni përpara me personalitet dhe pa hile”,- ka përfunduar aktori./Blitz.al/

julian Deda në Facebook

Komento
Shperndaje