Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Julian Deda: “Nuk e ka fajin Zaho!”

Julian Deda: “Nuk e ka fajin Zaho!”
July 25
13:54 2016

 

Aktori i humorit, Julian Deda, njihet për kritikat ndaj qeverisë Rama në tërë këto vite.

Duke qenë se sot, Zaho, djali i kryeministrit Rama mbush 2 vjeç dhe komentues të shumtë e kanë shigjetuar për veprimet e të atit, Deda ka publikuar një status në Facebook, ku shkruan: “Jam kundër përdorjes së fëmijës vetëm dy vjeç për të kritikuar bëmat e të atit. Edi Rama ka 1 milion gabime, por nuk është faji i Zahos për këtë.

Nuk ka faj Zaho, që i ati për vetëm tre vjet e zhyti Shqipërinë në skamje, në papunësi, në eksod masiv.

Nuk është faji i Zahos, që nën drejtimin e të atit, borxhi shkon në stratosferë.

Nuk ka faj Zaho, se turizmi në këtë vend ka marrë fund, sepse gjysma e Rivierës është në errësirë.

Nuk mund të këtë faj Zaho, se qeveria e të atit firmos super vjedhjen, firmos pagesën për 10 euro vajtje-ardhje në rrugën e kombit.

Nuk ka faj Zaho, fajin e kemi ne…!”.

Juli nuk ka harruar gjithashtu t’i urojë edhe ditëlindjen Zahos. “P.s. Edhe 100 vogëlushit.”, – shkruan Deda në Facebook.

Komento
Shperndaje