Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Julian Deda: “Luiza Gega, ik dhe garo për një shtet tjetër”

Julian Deda: “Luiza Gega, ik dhe garo për një shtet tjetër”
July 12
17:49 2016

Përveç lajmit të pritjes së Luiza Gegës në aeroport nga qytetarë të shumtë, xhiro nëpër portale bëri edhe lajmi se presidenti i Federatës së Atletikës e ka hipur sportisten në limuzinë dhe pas 500 metrave të parë e ka zbritur atë nga limuzina për të ecur në këmbë më pas.

Lajmi është akoma i pakonfirmuar, qoftë nga Federata apo nga vetë Luiza, por pavarësisht kësaj është bërë një nga lajmet kryesore të ditës.

Julian Deda është një nga personazhet që ka reaguar kundrejt këtij veprimi duke bërë një status në Facebook, ku shkruan: “Ja dhe skandali. I bëj thirrje Luizës të largohet sa nuk është vonë dhe të shkojë të garojë për ndonjë shtet tjetër. Padiskutim që do të të trajtojnë si kampione. Në vendin tënd nuk do ta kesh kurrë atë fat. E di pse? Ta kam thënë dhe njëherë. Sepse ti nuk prodhon vota për qeverinë”.

Aktori i njohur i humorit e ka mbyllur statusin e tij me një thirrje Luiza Gegës: “Ik Luiza, ik!”

Shperndaje