Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Julian Deda: “Erion Veliaj po gënjen, të japë dorëheqjen!”

Julian Deda: “Erion Veliaj po gënjen, të japë dorëheqjen!”
June 02
15:25 2016

Aktori i humorit, Julian Deda, njihet për statuset dhe deklaratat e tij në rolin e opozitarit të qeverisë aktuale, prandaj edhe këtë herë nuk ka nguruar të thotë të tijën lidhur me inaugurimin e parkut të lojërave te Liqeni Artificial, ku kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, shpalli dje hapjen zyrtare të këtij parku lojërash duke uruar kështu edhe festën e  1 qershorit për fëmijët.

Julian Deda ka publikuar një video në Facebook, ku ai shfaqet te Liqeni Artificial dhe nga aty ka nisur të kritikojë kryebashkiakun Veliaj. Ai liston tre arsye se pse mendon se Veliaj duhet të japë dorëheqjen, duke filluar nga prerja e pemëve, te hedhja e betonit brenda Parkut të Liqenit dhe se gjithashtu parku i lojërave nuk ka përfunduar ende, ndërkohë që, sipas tij, kryebashkiaku premtoi se ai do të ishte tërësisht gati në datën 1 qershor.

Juli e ka mbyllur fjalën duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt dhe nuk ka harruar të ironizojë edhe protestuesit e shoqërisë civile, duke thumbuar me një pyetje: “Ah, edhe diçka, për ju të “shoqërisë civile”, ç’a bëhet, mirë?”

Pak pas postimit të videos, ndjekësit e Julit kanë dhënë pëlqimin e tyre për deklaratën e tij, duke e inkurajuar edhe nëpërmjet komenteve.

Më poshtë ndiqeni të plotë videon e Julian Dedës:

Komento
Shperndaje