Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Juli Krisafi nis ekperiencën si moderatore dhe bashkëautore në “Pasdite në Top Channel”

Juli Krisafi nis ekperiencën si moderatore dhe bashkëautore në “Pasdite në Top Channel”
October 23
18:28 2017

 

Pak minuta më parë ka nisur “Pasdite në Top Channel” me moderatoren e re. Ditën e sotme kudo është shkruar për largimin e papritur të Jonida Shehut e cila e drejtonte prej disa sezonesh  këtë emision. Menjëherë është gjetur zëvendësuesja e saj, spikerja e njohur e lajmeve , Juli Krisafi.

Krisafi është shfaqur në kolltukun e moderatores  para pak minuta dhe ka nisur ditën e saj të parë në postin e drejtueses së “Pasdite në Top Channel”.  E ftuara e saj e parë ka qenë një gjimnaziste regjisore e filmave me metrazh të shkurtër e cila ka folur për këtë ekperiencë të saj në këtë profil. Juli Krisafi është një gazetare me një eksperiencë të gjatë në televizion, ndërkohë që prej disa vitesh ajo është kthyer si imazh i edicionit qëndror të lajmeve. Krisafi do të jetë edhe bashkëautore e programit Pasdite në Top Channel/Blitz.al/

 

Shperndaje