Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jul Deda sot ka një arsye të fortë për të qenë serioz

Jul Deda sot ka një arsye të fortë për të qenë serioz
April 11
12:16 2017

Aktori i njohur i “Apartamenti 2XL”, Albano Bogdo, sot ka ditëlindjen. Aktori bëhet plot 30 vjeç, një përvjetor që gjithnjë konsiderohet i rëndësishëm në jetën e gjithsecilit. Urimet me siguri kanë qenë të shumta në këtë ditë të veçantë për Albanon e nuk kishin si të mungonin edhe disa fjalë të përzemërta nga miku i tij, njëkohësisht kolegu Julian Deda.

“Ai momenti kur shoku ka ditëlindjen dhe ndërron prefiks. Me këtë rast seriozitetin e kemi në maksimum. Edhe 100 vëlla! Le të shpërthejnë urimet!”- shkruan Juli në një postim në Instagram.

Mesa duket, duhet që të ketë ditëlindjen Albano që Juli të bëhet serioz pasi në çdo moment ai nuk harron të shprehë gjithçka përmes batutave./Blitz.al/

Komento
Shperndaje