Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ju shoh krejtve prej ktu”- Stresi poston vargje të shkruara nga burgu

“Ju shoh krejtve prej ktu”- Stresi poston vargje të shkruara nga burgu
May 26
16:26 2019

Sikurse është bërë publike në media reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi po qëndron ende pas hekurave pasi u arrestua në tetor të vitit të kaluar për pjesmarrje në një grup kriminal.

Këtë periudhë qëndrimi larg familjes dhe njerëzve të dashur, reperi po e kalon me vështirësi, por edhe duke thurur vargje të ndjera.

Sot nga burgu, ai ka publikuar në llogarnë e tij në Instagram disa vargje:

“99her mem rrezu

mjafton 1 her me u çu

shum e leht me harru

ju shoh krejtve prej ktu… snichizzzz”- shkruan ai përbri një fotoje të tij të vjetër.

Pavarsisht situatës që po kalon, familja dhe partnerja e tij i kanë qendruar shumë pranë reperit.

Që nga momenti i arrestimit, bashkëshortja e tij, Kejsi  nuk ka nguruar ta shprehë publikisht dashurinë dhe suportin e saj ndaj këngëtarit.

/Blit.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje