Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju njohim me festivalin e veçantë, ku njerëzit shkojnë tërësisht nudo!

Ju njohim me festivalin e veçantë, ku njerëzit shkojnë tërësisht nudo!
July 12
19:46 2019

Vera ka ardhur dhe në Mbretërinë e Bashkuar, dhe në korrik vazhdon prej 4 vitesh tradita e festivalit NudeFest, një festival ku kushti i vetëm është të jesh tërësisht nudo.

Qindra njerëz janë bërë pjesë e festivalit, që zgjat deri më 15 korrik dhe përfshin aktivitete të ndryshme si maratona e vrapimit, gjuajte pëllumbash, festë apo yoga.

Njerëzit janë fotografuar teksa shijonin diellin, bënin xhiro me biçikletë apo provonin produktet vendase. Kampi ndodhet në periferi të Bristol dhe organizatorët janë shprehur se qëllimi është krijimi i një “fshati të vogël miqësor”:

“Të gjithë inkurajohen të ulen e të bisedojnë, për të krijuar një atmosferë si të një fshati miqësor. Kjo ka për qëllim të inkurajojë shpirtin komunitar dhe të ndihmojë njerëzit, ndoshta të rinj në artin e natyralizmit (nudizmit), që të relaksohen dhe të bëjnë miq.”

Gjatë mbrëmjeve, ka dhe momente të dedikuara tregimit të historive me njëri-tjetrin. Vit pas viti personat pjesëmarrës shtohen, mbi të gjitha për të kapur mundësinë e shijimit të një fundjave ndryshe./Blitz.al/

Komento
Shperndaje