Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju mendoni se ajo ka një regjim “të hekurt”, por jo! Ja 10 gjërat që bën modelja Emily Ratajkowski për të pasur trupin që ka…

Ju mendoni se ajo ka një regjim “të hekurt”, por jo! Ja 10 gjërat që bën modelja Emily Ratajkowski për të pasur trupin që ka…
April 11
13:55 2018

Që nga dalja e saj në videon muzikore “Blurred Lines” të Robin Thicke popullariteti i modeles së njohur Emily Ratajkowski është rritur. Ajo numëron deri në këto momente 17.1 milionë ndjekës në Instagram.

Ndërkohë që karriera e saj si modele po shkon më së miri, ne do t’ ju tregojmë se çfarë bën 26-vjeçarja Emily për të qenë aq në formë dhe cila është rutina e saj ushqimore por edhe shëndetësore, pa u fokusuar vetëm tek palestra.

1. Ajo ha karbohidrate për mëngjes

Në shtëpi e nis ditën me një kafe të zezë, kos dhe ndonjëherë tost.

2. Ajo e ha shumë mishin

“Ju e dini, unë jam një mishngrënëse”- u shpreh ajo në vitin 2014.

3.Drekën e ha njësoj si ju

Vakti i saj i drekës është standard dhe tipik si i të gjithëve ne, sallatë ose ndonjëherë sanduiç.

4. Ushqime tradicionale

Ushqimet e saja të preferuara janë edhe sushi dhe gatimet italiane. Por lista e saj përfshin shumë ushqime nga vende të ndryshme të cilat i tregoi live në 2017-tën, tek Jimmy Kimmel.

5. Ndërsa darkën zakonisht e ha jashtë

“Darka është koha kur dal me shoqërinë” – u shpreh ajo për “Harper”. “Ndjek zakonisht restorantet dhe kafet që janë në qendër të qytetit të LA.”

6. Por prisni! Ajo gjithashtu gatuan…

“Unë gatuaj shumë shpesh dhe kjo gjë më ndihmon vërtetë sepse e di sa kripë apo sheqer po fuz në trupin tim”- tha ajo për Elle.

7. Emily gjithashtu i thotë “Po” ëmbëlsirave

Është e nevojshme ta marrësh veten me të mirë ndonjëherë dhe ajo kujdeset qe kjo të ndodhë kur ha ndonjë kek të vogël. Ëmbëlsirat e saj të preferuara janë çokollatat e zeza ose kungulli me qumësht, sipas “Vogue”.

8.Emily pi ujë përpara se të flejë

Ajo ka treguar për “Harper’s Bazzar| se pi gjithmonë ujë përpara se të flejë, por nuk ka specifikuar sa.

9. Ajo merr mësime yoga së paku një herë në javë

“Yoga është shumë e rëndësishme për mua dhe zë një pjesë të madhe të regjimit tim”-  u shpreh ajo për “Elle”.

10. Ecja është kardio-ja e saj

“Nuk kam një tranjer personal dhe nuk shkoj në palestër” – tha Emily në një intervistë për “New York Times”. “Unë dal shëtitje me të dashurin tim dhe kjo mjafton, nuk jam një person i çmendur pas palestrës.”

/Blitz.al/

Shperndaje