Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju kishte munguar Elhaida Dani? Ja ku do të shfaqet ajo së shpejti!

Ju kishte munguar Elhaida Dani? Ja ku do të shfaqet ajo së shpejti!
September 22
15:10 2016

Këngëtarja  Elhaida Dani, e cila është shumë e dashur për publikun shqiptar, duket se ka kaluar një kohë jashtë vëmendjes së mediave, ndaj dhe kurioziteti për të është shtuar. Mirëpo, vetëm përpara pak minutash, ka qenë vetë Elhaida e cila ka “thyer heshtjen” duke u treguar të gjithë ndjekësve të saj aktivitetin e radhës ku do të mund ta shikojmë.

Siç ka thënë vetë këngëtarja, që prej datës 23 nëntor ajo do të luajë rolin e Esmeraldës në një prej kasteve që do të interpretojnë “Notre Dame de Paris” në Francë. Ajo është shprehur se e konsideron një hap shumë të rëndësishëm të jetës së saj këtë etapë të karrierës, ndaj dhe me zor ka pritur ta ndajë me fansat e saj këtë lajm.

Më poshtë mund të ndiqni postimin e plotë të Elhaida Danit në Instagram:

Elhaida Dani - Instagram

Komento
Shperndaje