Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Joseph Fiennes do të luajë rolin e Michael Jackson. Reagon Paris Jackson: “Më bën për të vjellë”

Joseph Fiennes do të luajë rolin e Michael Jackson. Reagon Paris Jackson: “Më bën për të vjellë”
January 12
11:43 2017

Aktori i njohur Joseph Fiennes do të luajë rolin e Michael Jackson në shfaqjen televizive “Urban Myths”. Paris Jackson, vajza e Michael, është kundër kësaj, madje është shprehur: “Më bëjnë për të vjellë”.

Fansat janë habitur me ngjashmërinë e madhe të Fiennes me Jackson dhe kanë pyetur Paris në Twitter se çfarë mendonte për këtë.

“Unë jam shumë e ofenduar nga kjo, siç janë edhe shumë njerëz të tjerë”,- ka thënë ajo.

“Urban Myths” është bazuar në një udhëtim të dyshimtë të Michael Jackson me Elizabeth Taylor dhe Marlon Brando. Më tej, pjesë  e kësaj shfaqjeje janë edhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Është pikërisht kjo shfaqje që zemëron Parisin, e cila vazhdon:

“Kjo është qëllimisht fyese jo vetëm në drejtim të babait tim, por edhe të kumbarit. Ku është respekti? Ata punuan me djersë për të krijuar trashëgimi kulturore dhe tani emri i tyre po fyhet”.

Në anën tjetër, drejtuesi i “Sky Arts”, kompanisë së krijimit të kësaj shfaqjeje, ka thënë se këto janë seri komedish rreth tregimeve të vështira nga arti dhe kultura./Blitz.al/

Komento
Shperndaje