Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jorgo Papingji përfundon në spital, pritet ti nënshtrohet një operacioni të ndërlikuar

Jorgo Papingji përfundon në spital, pritet ti nënshtrohet një operacioni të ndërlikuar
February 16
01:02 2019

Mbrëmjen e sotme, këngëtari i njohur Devis Xherahu ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Gjatë bisedës me Arian Çanin për këngën e re, Devisi ka përmenduar tekstshkruesin dhe poetin e njohur shqiptar, i cili ka shkruajtur rreth 4000 tekste dhe ka ndarë një lajm mjaft të trishtë për të.

“Dua të përshëndes Jorgon, i cili momentalisht ndodhet në spital pas një problemi me aparatin tretës”- ka thënë Devisi.

I pyetur më tepër nga Çani, këngëtari ka treguar se ka shkuar në spital disa ditë më parë për të parë mikun e tij si dhe bashkëshortja e mjeshtrit të madh ka thënë se Papingji pritet ti nënshtrohet një operacioni, pasi dyshohet se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë Jorgo Papingjit shërim të shpejtë!/blitz.al/

Komento
Shperndaje