Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Vokshi si pedagoge: Ka patur nxënës që më kanë ngacmuar, edhe djem edhe vajza

Jonida Vokshi si pedagoge: Ka patur nxënës që më kanë ngacmuar, edhe djem edhe vajza
November 27
09:10 2017

Jonida Vokshi këtë të shtunë ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës. Moderatorja e njohur krahas daljeve të saj në ekran dhe teatër, është gjithashtu edhe pedagoge në Universitetin e Arteve.

Padiskutim që një zysh bukuroshe si Jonida bie dukshëm në sy. Moderatoret e kanë pyetur nëse i ka ndodhur ndonjëherë që studentët gjatë mësimit ta kenë ngacmuar dhe ajo është shprehur se në fakt i ndodh shpeshherë.

“Kur nisa në fillim si pedagoge më ka ndodhur që unë i pyesja për diçka dhe ata më thoshin: Më fal zysh se nuk e kisha mendjen se po të shihja se ti je shumë e bukur.” Unë vetëm qesh në këto raste.  Më ka ndodhur dhe me vajza jo vetëm me djem.”,- tregon Jonida./Blitz.al/

Komento
Shperndaje