Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Vokshi largohet nga Shqipëria?

Jonida Vokshi largohet nga Shqipëria?
November 09
18:35 2016

Një ndër të ftuarat e emisionit “Pasdite në Top Channel”, para pak minutash ka qenë edhe aktorja dhe moderatorja e emisionit “Thurje”, Jonida Vokshi.

Ajo ka folur për filmin “7 ditë”, i cili do të dalë në kinema në fund të javës, ku Jonida është protagonistja, për mënyrën se si e organizon ditën mes të qenit aktore, moderatore e pedagoge dhe gjithashtu për projektet e saj për të ardhmen.

Pikërisht për planet e saj për të ardhmen ajo ka rrëfyer se është në bisedime për të arritur një kontratë pune në botën e filmit, në Itali. Për momentin asgjë nuk është konkrete, ama Jonida tha se shumë shpejt do të kemi të reja.

E pra, pavarësisht impenjimeve në Shqipëri, mesa duket aktorja simpatike po kërkon të shfaqë aftësitë e saj edhe jashtë kufijve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje