Blitz

 Breaking News

Jonida Vokshi konfirmon shtatzëninë në program: Pritja e ëmbël më ka bërë të ndjeshme

Jonida Vokshi konfirmon shtatzëninë në program: Pritja e ëmbël më ka bërë të ndjeshme
February 08
10:36 2020

Prej kohësh në median online po qarkullone lajmi se Jonida Vokshi shumë shpejt do të bëhet nënë.

Vetë moderatorja deri tani nuk kishte konfirmuar asgjë mbi shtatzëninë por më në fund zgjodhi të fliste.

Lajmin e bukur moderatorja e dha gjatë dje spektaklit gjatë spektaklit “Top Talent”. Jonida u shpreh se nëse do rastiste që votat për konkurrentët të dilnin barazim, ajo do përdorte votën e pestë.

“Kur të jemi barazim, unë do të përdor votën e pestë sepse jemi pesë veta në juri”, tha moderatorja. Ndërkohë, prezantuesja e emisionit, Ori Nebijaj e pyeti nëse kishte teka gjatë kësaj periudhe, ndërsa Jonida rrëfeu se ishte bërë e ndjeshme.

onida i dha fund beqarisë në shtator të  vitit që lamë pas.

Ajo dhe partneri i saj, Besnik Krapi celebruan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në bregdet.

Share