Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Shehu sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Jonida Shehu sjell në jetë fëmijën e saj të parë
August 29
10:01 2016

Moderatorja e njohur e “Pasdite në Top Channel” është bërë nënë e një vajze mbrëmjen e kaluar. Jonida Shehu,  vajza simpatike që na shoqëron pasditeve në ekranin e Top Channel, ka sjellë në jetë një vajzë, emri i së cilës është Kristal.

Kristal është fëmija i parë i moderatores.  Lajmin e ardhjes në jetë të Kristalit e ka dhënë vetë Jonida, duke postuar një foto të saj dhe të vajzës në llogarinë e Instagram-it.

“Kristal, Jola dhe unë”,- shkruan Jonida.

Këto nuk janë të rejat e vetme nga Jonida pasi ajo do të rikthehet në emisionin e pasdites jo vetëm në pozicionin e moderatores, por edhe si tekstshkruese e programit. I urojmë jetë të gjatë e të lumtur Kristalit dhe Jonidës të jetë një nënë e mrekullueshme e ta shijojë pafundësisht këtë eksperiencë të re./Blitz.al/

Komento
Shperndaje