Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Shehu rikthehet në Top Channel me një program tërësisht të ri? Flet vetë moderatorja

Jonida Shehu rikthehet në Top Channel me një program tërësisht të ri? Flet vetë moderatorja
July 12
18:44 2018

Jonida Shehu pak muaj më parë u largua nga Top Channel, një televizion ky në të cilin kishte drejtuar prej një viti emisionin “Pasdite në Top Channel”. Prej kohësh mediat kanë aluduar për rikthimin e saj në ekran por të vërtetën Jonida e tregoi në “Thumb”.

“Kam 16 vite që punoj dhe nuk mund ta fik motorrin dhe të mbyll kontaktet me njerëzit e televizionit. Jam duke menduar, diskutuar, shkruar projekte të cilat nuk janë finalizuar . Është e sigurt që në shtator do të bëj diçka ndryshe. Nuk dua të jem më në një format të përditshëm që është skllav i studios dhe i të ftuarëve.”,- ka rrëfyer Jonida duke zbuluar kështu se do të rikthehet ndryshe nga më parë.

Por  së fundmi thuhet se Jonidën në shtator do ta shohim as më pak e as më shumë por në Top Channel.  Shehu nuk do të jetë thjesht moderatore, por edhe autore dhe producente. Blitz.al ka kontaktuar me moderatoren e njohur e cila nuk e ka mohuar këtë gjë.

“Kemi një plan që po e punojmë. Jemi në proces por është ende herët.”,- është shprehur Jonida Shehu për Blitz.al.

Nuk na mbetet gjë veçse të presim muajin shtator për të parë se cili do të jetë konkretisht projekti që do tv rikthejë Jonidën në Top Channel. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje