Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Shehu pjesë e familjes “Klan”? Flet vetë moderatorja…

Jonida Shehu pjesë e familjes “Klan”? Flet vetë moderatorja…
December 15
17:09 2017

 

Jonida Shehu është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka drejtuar për disa sezone me rradhë “Pasdite në Top Channel”, një nga programet më të ndjekura të mesditës, por pas një mosmarrëveshjeje me drejtuesit e televizionit, ajo u largua nga puna.

Ditën e sotme në mediat online kanë qarkulluar lajme se Jonida Shehu do të rikthehet në një tjetër ekran shqiptar, në familjen “Klan”. Sipas tyre thuhej se moderatorja do të kishte një emision të sajin në “Klan Plus”.

Blitz.al ka kontaktuar me Jonidën e cila nuk e ka konfirmuar këtë thashethem, përkundrazi. Jonida u shpreh se nuk është në dijeni për një projekt të tillë, duke hedhur kështu poshtë hipotezën e shfaqjes së saj në ekranin e “Klan Plus”./Blitz.al/

Shperndaje