Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Shehu flet për largimin nga Top Channel: “S’kisha zgjidhje tjetër, do doja të mos isha larguar…”

Jonida Shehu flet për largimin nga Top Channel: “S’kisha zgjidhje tjetër, do doja të mos isha larguar…”
January 15
17:39 2018

Pak javë më parë Jonida Shehu u komentua gjatë për largimin e saj të menjëhershëm nga Top Channel. Sot ajo ka qenë e ftuar në “Kush vjen për drekë” në Tv Klan kur ndër të tjera ka folur edhe për ngjarjen.

Ka rreth 2 muaj që ajo nuk është më pjesë e ekranit. Arjola e ka pyetur Jonidën nëse është penduar për largimin e saj por ajo është shprehur se nuk kishte zgjidhje tjetër.

“Jo, nuk jam penduar. Do doja të mos isha larguar, por s’kisha zgjidhje tjetër”.
Përsa i përket rikthimit në një televizion, Shehu është shprehur se shumë shpejt do të shfaqet me një emision. “Të qartë kam që do bëj patjetër diçka që më pëlqen. Sigurisht që të përmbushë kushtet e mia, por edhe unë të përshtatem me kushtet e punës. Kanë kaluar vetëm 2 muaj, është ende herët”,-u shpreh Jonida./Blitz.al/

Komento
Shperndaje