Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Maliqi zgjedh “Kill em with kindness”

Jonida Maliqi zgjedh “Kill em with kindness”
September 01
16:13 2016

Pas fotove të fundit që kanë qarkulluar në internet, Jonida Maliqi ka qëndruar indiferente dhe ka zgjedhur një mënyrë diplomatike për t’u dhënë përgjigje nëpërmjet një postimi në Instagram.

Duke lënë pas atë ç’ka është folur, Jonida ka postuar foton ku tregon 7 çelësat e një jete të lumtur: “Zoti i pari, duajeni njëri-tjetrin, mos urreni kurrë, tregohuni bujarë, jetoni thjesht, falni shpejt, tregohuni të sjellshëm gjithmonë”.

Ndjekësit e saj janë ata që duan të dinë më shumë dhe e ngacmojnë përsëri këngëtaren. Edhe në këto postim kanë bërë një koment ku e pyesin nëse e zbaton Jonida rregullin 5 (jetoni thjesht). Këngëtarja nuk ka vonuar të përgjigjet:

“Pse ju pretendoni se e dini jetën time vetëm prej fotove? Më vjen keq, por Instagram-i është një rrjet social ku dhurohet thjesht një çast nga momentet që gjithsecili prej nesh zgjedh të publikojë”.

Maliqi me këtë postim ka treguar që, për të, “Kill em with kindness” (T’i vrasësh me mirësi) është përgjigjja më e mirë kundrejt “dashakeqësive” dhe ka dashur të fillojë një shtator të qetë dhe plot lumturi./Blitz.al/

jon

Komento
Shperndaje