Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Maliqi tregon periudhën më të errët të jetës: Njërëzit nuk më përkrahën. Isha në një gjendje të tmerrshme psikologjike”

Jonida Maliqi tregon periudhën më të errët të jetës: Njërëzit nuk më përkrahën. Isha në një gjendje të tmerrshme psikologjike”
May 17
16:29 2018

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri por publiku e ka parë edhe në rolin e moderatores. Bashkë me Armina Mevlanin ajo ka moderuar edicionin e katërt të  “Dancing With The Stars” por kjo nuk ka qenë një nga ekperiencat më të mira të saj. E ftuar në “Wake Up”  Jonida është shprehur se pikërisht që nga pjesëmarrja e saj në këtë spektakël ajo vendosi që të mos e mbante të hapur mundësinë e komenteve  në Instagram.

“Mu desh të prezantoja “DWTS” bashkë me Armina Mevlanin. Aty ishte një dhunë psikologjike e tmerrshme. Përveç ankthit tim të paparë se po provoja një fushë që nuke kisha prekur ndonjëherë. Njerëzit nuk më përkrahën absolutisht dhe teksa lexoja mesazhet përpara se të dilja në skenë ishte një gjendje e tmerrshme psikologjike. E mbaj mend si një periudhë të errët. Në atë moment vendosa që ti censuroja  sepse kur unë i lë të gjithë me derë të hapur, aty ku unë ndaj gjithçka timen dhe në momentin që dikush ka një lloj antipatia vendosa që ta bëja kështu. “,- është shprehur Jonida./Blitz.al/

Komento
Shperndaje