Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Maliqi shpërndan foton më të bukur me Danin e vogël!

Jonida Maliqi shpërndan foton më të bukur me Danin e vogël!
July 22
10:09 2016

Këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë gjithnjë skeptike për sa u përket fotove publike të djalit të saj të vogël Dan. Ajo ka dashur ta mbajë larg rrjeteve sociale pasi, siç edhe e ka thënë vetë në intervista të mëparshme, djali i saj është shumë i vogël për të vendosur nëse e do këtë famë e vëmendje apo jo. Jonida ka thënë se kur ai të rritet dhe të zgjedhë vetë mbi dëshirat e tij, atëherë ajo mund të veprojë ndryshe.

Megjithatë, Maliqi nuk i ka shpëtuar dot dëshirës për të ndarë momente të bukura të sajat me të birin dhe ka ndodhur që ka publikuar foto me Danin e vogël, por asnjëherë nuk ka preferuar t’i shfaqë tërësisht fytyrën. Por sot ajo ka vendosur të shpërndajë një fotografi shumë të bukur në llogarinë e saj në Instagram, ku Dani bukurosh është në krahët e saj dhe mund të shohim tiparet e tij, më në fund!

Mesa duket, Maliqi është duke pushuar në Gjenevë të Zvicrës, ku është shkrepur dhe fotografia. Ndjekësit kanë komentuar duke i thënë se kjo është një fotografi shumë e bukur dhe Dani i vogël është mjaft simpatik!

Jonida Maliqi - Instagram

 

Komento
Shperndaje